LIDH
kal.
- Bashkoj skajet e një filli, të një litari etj. e i shtrëngoj si nyjë; bëj nyjë në një fill; kund. zgjidh: lidh perin (litarin); lidh fjongon (kravatën); e lidh nyjë.
- Shtrëngoj me litar, me zinxhir etj.; mbledh bashkë disa gjëra dhe i shtrëngoj me fill, me rrip etj.; mbështjell me një rrip pëlhure, me shpërgënj etj.; kund. zgjidh: lidhi qenin (lopën, viçin); i lidhi flokët prapa; e lidhi djalin në djep; ia lidhën plagën; ia lidhën sytë ia zunë sytë me një rrip pëlhure.
- I kap mirë sendet njëri me tjetrin; i ngjit a i bashkoj fort pjesët e diçkaje; bashkoj fletët e një libri etj., i kap e i shtrëngoj me diçka dhe i mbështjell me kapakë: i lidhin muret me llaç; plehu e lidh tokën; / jokal. v. III bashkohet e ngjit mirë, kap, mban: tullat kanë lidhur mirë.
- spec. Mbërthej a kap një pjesë me një pjesë tjetër ose me tokën; mbyll; bashkoj atomet ose elementet kimike: lidh në qark të shkurtër (fiz.); e lidh me tokën (elektr.) e tokëzoj; e lidh me rrjetin (elektr.).
- Edhe jokal., v. III formon frytin, bën kokrra; zë bukë: lidhën pemët; ka lidhur kalli gruri; sa lule çelin, të gjitha nuk lidhin (fj. u.).
- fig. I rreshtoj e i thur mirë fjalët për të shprehur qartë mendimet; e hartoj bukur diçka: s'di të lidhë as dy fjalë nuk di të flasë e të shprehë qartë mendimet.
- Vë në marrëdhënie ose bashkoj me rrugë a me mjet ndërlidhjeje dy qendra te ndryshme, dy qytete etj.: e lidhi me Elbasanin (me Prishtinën); i lidhën me rrugë automobilistike.
- fig. Afroj dy veta ose dy palë e i vë në marrëdhënie të ngushta e të drejtpërdrejta, i bashkoj; bashkohem me dikë për një veprimtari të caktuar, vendos marrëdhënie të afërta a bëj një marrëveshje me të: lidhën kontratën; lidhën besën (fjalën); lidhën krushqi; lidhën fejesë u fejuan; lidhën miqësi u bënë miq; lidhi jetën me të u martua me të; s'e lidh asgjë me mua; / e vë në marrëdhënie të ngushta a të pandara me diçka; përcaktoj se me kë a me se ka të bëjë diçka ose nga varet: lidh teorinë me praktikën.
- fig. bised. I jap (pension a rrogë) dikujt, i caktoj: i kanë lidhur pension pleqërie.
- fig. bised. E pengoj dikë të merret me një punë a të veprojë; nuk i jap mundësi që të largohet nga një vend; nuk e lë diçka të zhvillohet: e kanë lidhur fëmijët; e ka lidhur puna; ia ka lidhur duart (krahët) nuk e lë të lirë të veprojë, e pengon; ia ka lidhur këmbët (dikujt) nuk e lë të shkojë gjëkundi; (diçkaje) nuk e lë të zhvillohet; / fig. bised. nuk e lë dikë të gjejë rrugëdalje; e zë ngushtë, ia mbyll gojën; e bëj të ngecë: e lidhi me fjalë; e ka lidhur keq.
- fig. vjet. I bëj magji dikujt që të mos ketë marrëdhënie me një femër, i bëj magji për diçka; kund. zgjidh.
- fig. bised. E ndërpres një ushqim, nuk e ha a nuk e pi më diçka: e ka lidhur rakinë nuk e pi më; lidhnin mishin nuk hanin mish gjatë kreshmëve; lidhnin kreshmët (fet.) nuk hanin mish e bulmet gjatë kreshmëve.