Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LIDHOR

    mb.
    1. anat. Që shërben për të lidhur a për të bashkuar pjesët e trupit ose të një organi të tij. Indi lidhor.
    2. gjuh. Që lidh një fjali të varur përcaktore me një fjali tjetër ose me një gjymtyrë të një fjalie tjetër (për përemrat që, i cili etj.). Përemrat lidhorë.
    3. gjuh. Që lidhet me përemra të tillë dhe plotëson kuptimin e një fjalie tjetër (për fjalitë). Fjali lidhore.

      Shprehje

      • Mënyra lidhore: një nga mënyrat e zgjedhimit të foljeve në gjuhën shqipe, e cila tregon një veprim a një gjendje që mund, që dëshirohet ose duhet të kryhet a të ndodhë, pasi lidhet me një tjetër.