Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LIQEN

    m. sh.
    1. 1. Pellg shumë i madh natyror ose artificial, zakonisht me ujë të ëmbël, që është i rrethuar nga të gjitha anët me tokë. Liqen i thellë (i cekët). Liqen malor. Liqen akullnajor. Liqeni i Shkodrës (i Pogradecit). Liqenet e Lurës (e Dumresë). Liqeni i Ulzës (i Shkopetit). Liqeni artificial. Ujët e liqenit. Në brigjet e liqenit. Shëtit buzë liqenit. Lahen në liqen. Lundronte nëpër liqen.

      Shprehje

      • U bë liqen u mbush plot me ujë, u bë pellg i madh (kur vërshojnë ujërat, kur derdhet një sasi e madhe e diçkaje të lëngshme etj.).