Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LIRIM

    m. sh.
    1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve LIROJ, LIROHEM. Lirimi i të burgosurve. Lirimi nga ushtria. Lirimi para kohe (me kusht). drejt. Provimet e lirimit. Dëftesë lirimi. E nxorën (doli) në lirim.
    2. vjet. Çlirim. Lirimi i Shqipërisë. Dita e lirimit.