LIRUAR
mb.
- Që ka fituar lirinë, që ka shpëtuar nga robëria a nga shfrytëzimi, i çliruar. Vend i liruar. Zonat e liruara. Në qytetin e liruar.
- Që e kanë nxjerrë nga burgu e qarkullon lirisht.
- hist. Që kishte fituar lirinë. Skllav i liruar.
- Që ka dalë nga shërbimi ushtarak, që ka dalë në lirim. Ushtar (oficer) i liruar.
- Që ka dalë jashtë prej një vendi ku ka qenë i lidhur a i mbyllur (për kafshët). Si qen i liruar.
- Që është korrur dhe i është larguar i gjithë prodhimi. Arë (tokë) e liruar.
- Që është bërë më i lirë (për diçka që ka qenë e lidhur fort, që ka qenë e shtrënguar ose e puthitur shumë pas trupit a pas një pjese të tij); kund. i shtrënguar. Rrip (brez) i liruar. Rrotë (burme) e liruar. Sythi i liruar i çorapit. Me jakë të liruar.
- Që është larguar nga një send tjetër kur është tharë, është tkurrur a është mbledhur; i zbërthyer. Dërrasat e liruara.
- Që i është ulur çmimi, që është bërë më i lirë; kund. i shtrenjtuar. Mallra të liruara.
- si em. ~, ~I (i) m. sh. ~, ~IT (të). Ai që është liruar nga burgu; ai që është liruar nga shërbimi ushtarak etj. Emrat (lista) e të liruarve.