Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LITAR

    m. sh.
    1. Fill i trashë prej fijesh kërpi, liri, zhuke etj. të përdredhura, që përdoret për të lidhur kafshët, për të shtrënguar diçka etj.: litari i pusit (i samarit); laku i litarit; varje në litar; tërheqje litari (sport.); koha s'lidhet me litar (fj. u.); mos hyr në pus me litarin e botës! (fj. u.); nuk drejtohet litari në thes (fj. u.) është e pamundur të bëhet, s'ka si bëhet (një punë).
    2. fig. Diçka e gjatë a e zgjatur, varg i gjatë, vargan: litari i rrëkesë; një litar njerëz; bie shi me litarë bie shumë shi.
    3. Masë gjatësie rreth dhjetë-dymbëdhjetë metra ose shtatë-tetë pashë: një litar kali larg; u ngrit dielli një litar.
    4. Si ndajf. me pika të mëdha, të dendura dhe pa ndërprerje; shumë: shiu binte litar; dita iu duk litar (e gjatë).

      Shprehje

      • E bëri litar (tërkuzë
      • ) (diçka); ia drodhi litarin (konopin) (dikujt) ia prishi punët e ia bëri lëmsh, ia bëri punët lesh e li; i hodhi litarin (lakun
      • ) në fyt (dikujt); (është) me litar në grykë (dikush) është para varjes a para pushkatimit; / është në hall të madh; e kishte litarin (lakun
      • ) në fyt; i kam litarët nëpër këmbë jam i zënë me punë e s'kam mbaruar ende, nuk kam shpëtuar ende nga një barrë; (kërkon) litar prej rëre (prej kumi) kërkon diçka të pamundshme, kërkon qiqra në hell; i lë litarët zvarrë e zvarrit punën; i lëshon litar (dikujt) i bën lëshime; e lëshon litarin nëpër këmbë të nxjerr ngatërresa a pengesa në një punë; e luajti në litar (dikë) e talli, e vuri në lojë; iu mblodh litari (laku) e ka punën keq, e ka pisk; / po i afrohet fundi, po i vjen vdekja; iu shtrëngua litari për gryke (në fyt) (dikujt) po i vjen fundi.