Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LIVANDË

    f. sh.
    1. bot. Gjysmëshkurre shumëvjeçare, me degë të shumta e të thjeshta, me gjethe vezake ose edhe të zgjatura si heshtë, që bën lule të kaltra me erë të mirë; trumzë e butë. Vaj livande. Erë livande.
    2. Vaj me erë të këndshme, që nxirret nga lulet e kësaj bime dhe që përpunohet e përdoret për t'u lyer ose për t'ia hedhur diçkaje. Lyhet me livandë.