LLAPUSH
mb.
- Që i ka veshët të mëdhenj, të gjatë e të varur (për kafshët e për njerëzit). Dele (dhi) llapushe. Dash (cjap) llapush. Qen llapush. Djalë llapush.
- Që është i gjatë dhe i gjerë si gjuhë (për gjethet etj.); gjethemadh. Gjethe llapushe. Misër (duhan) llapush. Dushk llapush. Bar llapush.
- Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.