LLOGARITËS
Im. sh.
- spec. Mjet që shërben për të bërë llogaritje. Llogaritësi i topit. Llogaritësi i rrotullimeve. Përdorin llogaritësin.
- usht. Ushtar i përgatitur, që llogarit me mjete të posaçme të dhënat për drejtimin e zjarrit të artilerisë. Llogaritësi i pikës si vrojtimit. Llogaritësi i togës së drejtimit të zjarrit.
- vjet. Llogaritar.
IImb.
- Që shërben për llogaritje, që bën veprime llogarie. Makinë (vegël) llogaritëse. Qendër llogaritëse. Vizore (tabelë) llogaritëse.