Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LLOJ

    kal.
    1. Derdh një lëng nëpër një kullore, nëpër një napë etj. për ta pastruar nga lëndët e huaja a të panevojshme ose për të veçuar pjesën e ujshme nga pjesa e trashë; hedh diçka në kullore që t'i rrjedhë lëngu. Kulloj qumështin (ujin, çajin). Kulloj djathin (gjizën, kosin). Kulloj makaronat (petët).
    2. bised. Derdh diçka deri në pikën e fundit, e zbraz krejt; pi me fund, shpik. Kulloj shishen e vajit. E kulloi gotën. Kulloje mirë!
    3. spec. Pastroj, distiloj.
    4. fig. bised. E sqaroj dhe e shkoqit mirë një punë ose një çështje të paqartë a të turbullt, zgjidh një problem të ngatërruar; e hetoj mirë diçka. E kulloi më në fund.
    5. jokal. vet. veta III. Bie një lëng pika-pika, rrjedh uji a një lëng ngadalë, pikon uji i tepërt; lejon të rrjedhë pika-pika një lëng që ka brenda, pikon, qan. I kullon djersa në faqe. Kullon ena. Kullojnë rrobat. Kullojnë tokat. Kullojnë muret. Kullon plaga.
    6. jokal. vet. veta III. I bie llumi në fund; pastrohet nga lëndët e huaja, qartësohet (uji ose lëngjet e tjera). Kullon uji. Kullon vaji (vera).
    7. jokal. vet. veta III bised. Bie me gjyma, rrjedh, bie shumë (për shiun). Po kullon shiu.
    8. jokal. bised. Lagem shumë, bëhem qull (nga shiu, nga djersa etj.). Kullonte i tëri.
    9. jokal. vet. veta III fig. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Dëshiron shumë, digjet nga një dëshirë e madhe, i qan zemra a syri për diçka. I kullon zemra (shpirti). I kullonin sytë.

      Shprehje

      • I kulloi djersa shih te DJERS/Ë,~A. I kullojnë (i shkojnë) jargët shih te JARGË,~T. As kullon, as turbullon nuk përzihet në asnjë punë, nuk trazon njeri, rri mënjanë; as prish as ndreq. Më kullon (më rrjedh, më pikon) zemra gjak shih te ZEM/ËR,~RA. I kullon (i nxjerr, i rrjedh, i buron) goja mjaltë shih te MJALT/Ë,~I.