Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LLOKOÇITEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Nxjerr një zhurmë të ngjashme me atë të ujit kur valon shumë në enë. Llokoçitet uji. Llokoçitet deti.
    2. Eci nëpër ujë a nëpër baltë, duke bërë një zhurmë si llapashitje; lëviz në ujë, duke bërë «llok-llok». Llokoçitem në ujë. Lopatat llokoçiteshin në det (në liqen).
    3. Pës. e LLOKOÇIT.