LLONXHË I
f. sh.
- Ngastër a rrip toke që mbillet me perime ose me lule në oborr a diku pranë shtëpisë, lehë. Llonxhë me lule (me spinaq, me domate).
- përd. mb. fig. I mbushur plot, që ka të gjitha të mirat. Llonxhë e kishte shtëpinë.
- përd. ndajf. fig. Me të ngrëna me të pira. Është mësuar llonxhë. Ia kaluan llonxhë.