LLONXHË III
f. sh.
- vjet. Kuvendi i gjithë fshatit; mbledhja e pleqësisë së fshatit; njerëzit që merrnin pjesë në kuvend a në mbledhje; vendi a sheshi i fshatit, ku bëhej kuvendi i tij ose mblidhej pleqësia. Llonxha e fshatit. Rrapi i llonxhës. U mblodh llonxha. Ishin mbledhur në llonxhë.
- fig. bised. Bisedë e gjatë dhe e shtruar.
- fig. bised. Zhurmë e madhe që bëjnë shumë veta kur flasin njëherësh e nuk merren vesh njëri me tjetrin muhabet me zhurmë e me potere; potere, rrëmujë. U bë llonxhë e madhe.
- përd. ndajf. fig. Pa rregull, rrëmujë, plot zhurmë. Shkoi puna llonxhë.