Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LLOSH

    Im. sh.
    1. bot. Lloj bari i gjatë me gjethe të holla e me majë, që rritet nëpër pyje, në kullota, në arat e mbjella etj. dhe e hanë shumë bagëtitë. Mal me llosh. Shkulën (mblodhën) llosh. U hodhi llosh qeve.
    2. Vend me bar të gjatë e të ngatërruar. Rrinte në llosh.
    3. sh. ~RA, ~RAT. Bëzhdile, lëmishte; të fshirat e shtëpisë. Lloshrat e shtëpisë. Hoqi lloshrat.
    4. vet. nj. Zhuli i kokës. Një gisht llosh. I kishte zënë koka llosh.
    5. fig. Diçka e ngatërruar, rrëmujë. I bëri llosh. Është bërë llosh.
    IImb. keq.
    1. Që s’e mban veten në rregull, që s’kujdeset për veshjen e vet, shkatarraq; që vesh rroba tepër të gjera, që i varen rrobat. Djalë llosh.
    2. I trash nga mendja, budalla; i marrë. Është llosh.
    3. përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Llosh i madh. Rri si llosh.