LLULLË
f. sh.
- Çibuk me kokë të rrumbullakët e të thelluar, që mbushet me duhan të grirë, çibuk i gjatë; koka e çibukut. Llullë duhani. Mbush (ndez, thith) llullën. Pinte duhan me llullë. Shkundi llullën.
- Gyp i kazanit të rakisë, nëpër të cilin kalon avulli për t’u ftohur. Llulla e kazanit të rakisë.
- Gyp i shkurtër prej hekuri, që futet në bucelën e rrotës së qerres. Llulla e bucelës së qerres. Llulla e rrotës. Vuri llullën.
- Rreth hekuri, i mbërthyer në portë, ku kapet rrezja. Llulla e portës (e derës).
- Raki e dobët, që del në fund të zierjes. Po del llullë nga kazani.
Shprehje
- Pi llullë bëj pallë, bëj qejf.