Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LLURBËTIRË

    f. sh.
    1. Baltë e llurbët; borë e llurbët; vend me llurbë.
    2. Llumi, llurba në fund të enës, llurbë. Llurbëtira e vajit (e verës).
    3. Diçka e lëngshme, që është e turbullt dhe pashije. Pinte një llurbëtirë të keqe.
    4. Ushqim i llurbët që përdoret për kafshët; gjellë e llurbët dhe jo e shijshme. Llurbëtirë kafshësh. Nuk e ha dot atë llurbëtirë.
    5. fig. keq. Fundërria e njerëzve; diçka krejt e pavlefshme ose e dëmshme; llum. Llurbëtira e shoqërisë së vjetër.