Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LODHUR

    mb.
    1. Që është lodhur nga një punë e rëndë, nga një udhëtim i gjatë etj., që ndien lodhje. Jemi shumë të lodhur.
    2. Që shpreh lodhje. Me pamje të lodhur. Me fytyrë (me sy) të lodhur. Me zë të lodhur.
    3. Që është mërzitur shumë, që ka humbur durimin e qëndresën; që është thyer shpirtërisht dhe e ka lëshuar veten. Është i lodhur (nga pritja, nga zhurmat). Ishte i lodhur nga jeta.