Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LOJTAR

    Im. sh.
    1. Ai që merr pjesë në lojëra të ndryshme sportive ose në lojëra të tjera për të kaluar kohën e lirë, për t'u argëtuar etj., ai që luan në një lojë. Lojtar i lirë. sport. Lojtar futbolli (volejbolli, basketbolli). Lojtar letrash. Lojtar shahu. Lojtarët hynë në fushë.
    2. vjet. Artisti a aktori që luante një rol në një vepër dramatike. Lojtar gaztor. Ishte lojtar teatri.
    IImb.
    1. Që thotë fjalë për të qeshur, që bën shaka, gaztor. Djalë lojtar.
    2. shih LOJËS, ~E
    3. Plakë lojtare.
    4. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.