LUAJ
jokal.
- Lëviz, hidhem a bredh për t'u argëtuar sipas një mënyre të organizuar me të tjerë ose duke përdorur një lodër; / edhe kal. e shkoj kohën e lirë duke u marrë me diçka që më argëton e më çlodh; marr pjesë në një ndeshje sportive: luajnë në oborr; luante me macen (me kukullën); luanin shah (tavllë, me letra, me top).
- Edhe kal., mishëroj në skenë një rol, interpretoj; heq valle; i bie një vegle muzikore a ekzekutoj një pjesë muzikore: luan në film (në teatër); luan në piano (në violinë); orkestra luajti bukur.
- E trajtoj me mospërfillje, e marr me të qeshur; e quaj a e bëj si lojë; qesëndis: mos luaj me të! mos u tall!; luan me jetën (me të ardhmen, me fatin) (e dikujt); luan me fjalë.
- bised. Çmendem: paska luajtur fare; i luajti mendja u çmend; po më luan mendja e kokës po çmendem.
- Edhe kal., bised. lëviz1-7: e luajti më majtas (më djathtas); nuk luan nga fjala, muri luan, burri s'luan (fj. u.).
- Edhe kal., edhe fig., bised. e lëviz më me vrull diçka për të mbaruar më shpejt një punë, i jap: luaje kazmën! puno më shpejt!; luaji duart! puno më shpejt!; luaji këmbët! ec më shpejt!; luaji dhëmbët! ha më shpejt!; kush luan këmbët, luan edhe dhëmbët (fj. u.); / v. III bëhet a ecën me gjallëri e me vrull, vlon: luante druri (dajaku) vlonte druri.
- kal. bised. Marr një pjesë, e cenoj diçka; e ndryshoj; prek a ngacmoj dikë: mos i luaj librat!; s'e ka luajtur gjellën; mos e luaj fëmijën! mos e ngacmo!