LUG
m. sh.
- Dru a gur i gërryer për së gjati si govatë, ku hedhim ujë a ushqim për kafshët, ku përpunojmë diçka, nëpër të cilin rrjedhin ujërat etj.; koritë; ulluk: lugu i bagëtive (i derrave); lug rrushi; lugu i mullirit (i dërstilës).
- E thelluar për së gjati diku; sendi a vendi me një të thelluar të tillë: lugu i gjoksit (i kurrizit); lugu i dorës (i këmbës); lugu i zemrës gropa e vogël ndërmjet barkut dhe kraharorit.
- Luginë e vogël, lugore; hulli e madhe në arë, në livadh etj.; shteg në borë i rrahur nga të ecurit: Lugjet e Verdha (top.); kulloste bagëtitë nëpër lugje.
Shprehje
- U bë lug u palos më dysh (nga dhembjet etj.).