Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LUGËS

    Im. sh.
    1. Sqepar me presë të harkuar për të gdhendur drurin për bucela, për lugje etj.; thikë e lakuar për të gdhendur pjesë të thelluara në dru, për të bërë lugë etj.
    2. bised. Rende e përkulur: lugësi i kungullit.
    3. Lopatëz e lugët prej metali, për të kruar magjen; kruese: lugësi i magjes.
    IIm. sh.
    1. Kuti druri për të mbajtur lugët; mbajtëse lugësh, farashë.
    2. Lugë këpucësh, mbathës.
    3. Lugan, garuzhdë.
    4. përb. Lugëlëngës, sahanlëpirës.
    IIIm. sh. zool.
    1. Sqeplugë.
    IVmb.
    1. I lugët: sqepar lugës; thikë lugëse.