Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LULE

    f. sh.
    1. bot. Pjesë e bimës, zakonisht me petla me ngjyra, që ka organet e riprodhimit, që lidh frytin dhe që formon farën; bimë me organ të tillë riprodhimi, që rritet vetë në natyrë ose e mbjellim për zbukurim, për erë etj.: lule mashkullore (femërore); lule të egra (të buta); çelën lulet; erë lulesh; tufë (kurorë) me lule; nuk lidhin të gjitha lulet (fj. u.); me një lule s'vjen pranvera (behari) (fj. u.); lulja e dasmës (etnogr.) degë lisi e zbukuruar me lule etj., që vihet mbi çatinë e shtëpisë si shenjë gëzimi; lulja e mirë (mjek., veter. euf.) plasja.
    2. kryes. sh. Zbukurime si këto bimë, të vizatuara, të qëndisura a të gdhendura diku: rroba (basmë, fustan) me lule; mur (tavan) me lule; me lajle e me lule.
    3. Njollë me ngjyrë të ndryshme në trup të kafshëve, balë: lopë me lule në ballë.
    4. nj. Diçka që dallohet si shenjë si mesi i ballit, shenja e bulave të gishtave, bebja e syrit etj.: lulja e dorës; lulja e syrit; ia qëndisi në lule të ballit e qëlloi me armë për vdekje; lulja e fytit (anat.) molla e fytit, fikthi; lulja e flokëve tufë thinjash.
    5. fig. Më i miri, më trimi a më i bukuri i të gjithëve; pjesa më e mirë a më e zgjedhur e diçkaje, ajka; koha më e bukur, pjesa më e mirë e një periudhe: lulja e fshatit (e vajzave); lulja e nusërisë më e mira ndërmjet nuseve; në lule të rinisë (të jetës, të djalërisë).
    6. sh. euf. Të përmuajshmet e grave, zakonet, gjakrat: ishte me lulet.
    7. sh. euf. Organet seksuale të mashkullit; herdhet: lulet e dashit; e goditi në lule.
    8. bot. Gjymtyrë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë: lule akshami barishte zbukuruese, me kërcell të lartë e me gjethe si zemër, që çel afër mbrëmjes lule në trajtë hinke; lule mbrëmjeje; lule akulli barishte zbukuruese, me gjethe të tulta dhe me lule që nuk fishken; lule alle barishte zbukuruese, me gjethe të gjata, të dhëmbëzuara e të tulta dhe me lule në ngjyrë të kuqe të ndezur; lule argjendi bimë zbukuruese me gjethe si të portokallit, që bën lule të vogël të bardhë me pesë petla e pa erë; lule balsami barishte me gjethe të gjata dhe me lule të vogla, të verdha e të merme, që përdoret në mjekësinë popullore për të mjekuar plagët; balç; / barishte me gjethe si heshtë dhe me lule të verdha me pesë petla, që del gjatë muajve prill-gusht; lule blete milcë, lulebletë; dorëzonjë; lule bore luleborë; lule breshke lulebreshkë; lule bretku zhabinë; lule bualli tatull; lule deleje luledele; lule dielli bimë me lule të grumbulluara në një kokë të madhe si bukë e rreth e rrotull me petla të verdha, që kthehet nga drita e diellit dhe që mbushet me fara të zeza, nga të cilat nxirret vaj; lule dimri luledimër; lule djathi barishte me gjethe si të fierit, me lule ngjyrë trëndafili, që përdoret për të zënë qumështin djathë; lule dushku barishte 1 egër, me gjethe si të dushkut e të mbuluara me push, që çel lule të bardha; lule dylli bimë kacavarëse zbukuruese me lule vezake të tulta, të mbuluara me një lëndë si dyllë dhe me lule të bardha në trajtë ombrelle; qumështore, lule radhiqe; lule dhensh luleshqerrë; lule ethesh trikë; lule fieri barishte zbukuruese, me gjethe si të fierit; lule floriri barishte zbukuruese, me gjethe të gjata anës kërcellit dhe me një boçe me lule të verdha në krye; lule fshese barishte, me gjethe në ngjyrë të gjelbër të errët e me lule të bardha, që përdoret për të bërë fshesa, por që rritet edhe si bimë zbukuruese; lule gishti luletogëz; lule gomari qumështore, luleradhiqe; lule gjarpri barishte zvarritëse, me gjethe të vogla, me degë të tulta dhe me lule të verdha e të kaltra; lule gjize barishte e arave, me kërcell të drejtë e me gjethe heshtake e me lule të verdha; lule kashte barishte, me kërcell të lartë rreth një metër, me gjethe të gjata në trajtë heshte; lulebukje; lule këmbore (kambane) lulekëmborë; lule krehri lulekrehër; lule kungulli barishte zvarritëse zbukuruese, me gjethe të rrumbullakëta e të mbuluara me push dhe me lule shumë të bukura; lule lakre lulelakër; lule lepuri barishte shumëvjeçare, me kërcell të drejtë, me gjethe vezake e me bisht të gjatë e me lule të kaltra; lule maji dorëzonjë, lulemaj; lule mbrëmjeje lule akshami; lule mëllage lulemëllagë; lule mëngjesi bimë zbukuruese kacavarëse, me gjethe si zemër, me lule të bardha, të kaltra ose ngjyrë vjollcë, të cilat rrinë të çelura vetëm në mëngjes ose në ditë pa diell; lule misiri bimë shumëvjeçare, me gjethe në trajtë heshte, me lule të mëdha shumëngjyrëshe e të merme, të grumbulluara në vile; lule mize lulemizë; lule mosmëharro lulemizë1; lule mosmëprek (mosprek) barishte, me gjethe pendore si të mimozës, të cilat ulen poshtë e mblidhen kur i prek; lule peshku barishte dyvjeçare e tokave të varfra e gurishte, me kërcell të drejtë e të lartë, me gjethe të gjata të mbuluara me push, me lule të verdha e të grumbulluara si kalli; lule plepi barishte me lule të verdhë, të madhe e të rrumbullakët dhe me petlat të mbyllura si kupë; lule pranvere aguliçe; lule preshi shpatëzII 2; lule qeni kamomil; lule qengji luledele; lule qyqeje luleqyqe; lule rezhde barishte me lule të vogla ngjyrë jargavani; lule rruaze lulerruazë; lule sahati bimë kacavarëse, me lule të vetmuara në ngjyrë të kaltër në të bardhë, që i ngjajnë orës së xhepit; lule sapuni shkumëz, lulesapun; lule syri lulesy; lule sharre barishte zbukuruese si shkurre, me gjethe të gjata, të tulta e me dhëmbëza anash, me lule të mëdha të bardha, ngjyrë trëndafili ose të kuqe; lule shigjete shpatëz, luleshigjetë; lule shpate shpatore; lule shqerre luleshqerrë, luledele; lule shqiponje luleshqiponjë; lule thoi bimë zbukuruese me gjethe të tulta, të holla e të shkurtra si thua maceje dhe me lule të verdha, të bardha, ngjyrë trëndafili etj.; lule vathi lulevath; lule vere barishte me lule të verdha, që çel në verë; lule vizhe lulevizhë; lule vjeshte lulevjeshtë; lule ylli luleyll; lule zjarri lulezjarr; lule zogu gjuhënuse; lule zonje lulezonjë.

      Shprehje

      • U bë lule kungulli u trondit shumë e u zverdh krejt në fytyrë; u dobësua shumë e u tret; e bëri lule (nuse
      • ); (bredh, shkon, shëtit) lule më lule (dikush) keq. është tepër i dhënë pas vajzave dhe nuk ka dashuri të qëndrueshme; është lule është shumë mirë nga gjendja a nga shëndeti dikush në krahasim me një tjetër, s'ka pse qahet; është mirë (një gjendje a diçka tjetër); e priti me lule (dikë) e priti me të gjitha nderimet, e priti shumë mirë; ia shtroi me lule ia bëri fushë me lule.