Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LULËZOJ

    jokal.
    1. v. III çel lule; end (për bimët); mbushet me lule; hijeshohet nga lulet e nga gjelbërimi: lulëzoi molla (dardha, trëndafili); lulëzuan fushat (kopshtet).
    2. kal. fig. E bëj të bukur, e zbukuroj: e kemi lulëzuar qytetin.
    3. v. III fig. zhvillohet shpejt e mirë, ecën shumë mbarë, përparon: lulëzon shkenca (arti, ekonomia); lulëzon vendi.