Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LUMË

    m. sh.
    1. Rrjedhë natyrore e madhe uji të ëmbël, që del nga një burim, shkon nëpër një shtrat dhe derdhet diku: lumë malor (fushor); lumi i Drinit (i Vjosës, i Semanit); grykëderdhja e lumit; peshk lumi; doli lumi nga shtrati vërshoi; ai i lumit euf. djalli, i paudhi; ç'merr lumi, në det i çon (fj. u.); lumi që fle të mbyt (fj. u.) ai që shtiret i urtë dhe është tinëzar, të bën të keqen; një vijë nuk e kthen lumin prapa (fj. u.) diçka e vogël s'mund të ndryshojë rrjedhën e përgjithshme.
    2. Rrjedhë e madhe e diçkaje të lëngshme: lumë gjaku (djerse, lotësh); fig. shumicë njerëzish, gjërash etj. që lëvizin së bashku a derdhen pa pushim; diçka që del me shumicë: lumë njerëzish; lumë fjalësh.
    3. Si ndajf. në sasi shumë të madhe e pa pushim, si lumë: u derdh vera (rakia) lumë pinë shumë e sa deshën; u shkonte djersa lumë.

      Shprehje

      • U bë lumë mospërf. u deh shumë, u bë tapë; i bie lumit mes për mes s'di të veprojë fshehurazi, i bie drejt; te fut në lumë (në ujë
      • ) e të nxjerr pa u lagur; e hodhi lumin (përruan, vaun, hendekun) i kaloi vështirësitë, e kapërceu pengesën; e hodhi (e kaloi) lumin në va ndoqi rrugën më të lehtë e më të mirë për të zgjidhur diçka; e hodhi (e kapërceu, e kaloi) lumin pa u lagur (pa lagur këmbët) e kaloi një rrezik pa pësuar asgjë; është për lumë është shumë keq, është në gjendje të vështirë; lumë e det (për lumë e për det) keq e mos më keq, shumë keq; / që vuan shumë, i mjerë; e mori lumi (deti) e pësoi keq, e gjeti e keqja, mori fund, u shkatërrua; shpëtoi nga lumi e ra në det shpëtoi nga një e keqe më e vogël dhe ra në një të keqe më të madhe, nga shiu ra në breshër.