LUMINIST
mb.
- hist. Që ka të bëjë me iluminizmin ose me iluministët e shekujve XVII-XVIII në Evropë, i iluminizmit ose i iluministëve; që ka të bëjë me përhapjen dhe me vënien në jetë të ideve të iluminizmit në Shqipëri në shek. XIX. Rrymë iluministe. Ide (pikëpamje) iluministe. Filozof (mendimtar, ideolog, shkrimtar) iluminist.
- libr. Që i shërben përhapjes së dijes, të kulturës, të arsimit etj. dhe përparimit të një shoqërie; që punon dhe lufton për përhapjen e diturisë e të kulturës kundër errësirës e prapambetjes. Lëvizje (veprimtari) iluministe. Vepër iluministe. Për qëllime iluministe. Mendimtar (shkrimtar) iluminist.