LYHEM
vetv.
- Bëhem me vaj ose me ndonjë lëndë tjetër; lyej trupin a një pjesë të tij me bojë a me një lëndë tjetër të lëngshme; ngjyrohen. Lyhem me vaj. U lye me të kuq. Lyhet e ngjyhet zbukurohet së tepërmi me pudër e me të kuq, pispilloset.
- Zhytem e njomem në një lëng; fëlliqem, përlyhem. U lye në gjak. Iu lyen duart (rrobat). Kujdes, mos lyhesh!
- fig. keq. Marr pjesë në një punë të keqe; i vë njollë vetes, përlyhem nga ana morale; fëlliqem. Është lyer keq. U lye edhe ai në atë punë.
- krahin. I ngjitem pas dikujt, nuk i ndahem, i qepem pas. Langoi iu lye lepurit. Iu lye deri në shtëpi.
- Pës. e LYEJ.