Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MAJMUN

    m. sh. zool.
    1. Kafshë gjitare shumë e ngjashme me njeriun, që rron në pyjet tropikale dhe që dy këmbët e para i ka më të gjata e mund t'i përdorë si duar. Këlysh majmuni. Kafaz majmuni. E kishte fytyrën si të majmunit. Kërcen (ngërdheshet) si majmun. Njeriu rrjedh nga majmuni.
    2. bised., keq. Njeri shumë i shëmtuar në fytyrë; njeri me qime të gjata e të dendura, njeri leshtor.
    3. bised., mospërf. Njeri që vepron e sillet duke imituar të tjerët; ai që ngërdheshet e përdridhet shumë. Ik, mor majmun!
    4. bised., përk. Fëmijë i vogël e çamarrok.