MAL
m. sh.
- Vend shumë i ngritur mbi sipërfaqen e tokës, me kreshta e me shpate dhe me bimësi të ndryshme etj.: mali i Tomorit (i Korabit, i Moravës); qafë mali; çaj mali; dru mali; varg malesh; mori malet doli në mal; u arratis; zbriti nga malet; është sa një mal ka përmasa të mëdha; rrofsh sa malet! (ur.); mali me malin nuk piqet (nuk takohet), njeriu me njeriun piqen (takohen) (fj. u.); s'i bihet malit me kokë (me krye) (fj. u.) thuhet kur është e pamundur të bëhet diçka; / malësi; vendbanim malor: zbriti nga mali në qytet; / vjet. krahinë malore (edhe si njësi etnografike): kuvendi i maleve.
- krahin. Pyll: u fsheh në mal; pres dru në mal.
- Grumbull a numër i madh sendesh; diçka me përmasa të mëdha: kam marrë një mal me letra; është sa një mal ka përmasa të mëdha.
Shprehje
- I bën malet fusha është shumë i zoti e këmbëngulës për të kryer një punë; i duken malet fusha (shesh) i sheh punët me një sy tepër optimist; si mali me borë i fortë e i pavdekshëm; u mbars mali e polli një mi iron. thuhen shumë fjalë të mëdha ose jepen shumë premtime, por bëhet pak punë; shkoi prapa malit shkoi larg, në një vend të humbur; sheh prapa malit (prapa bjeshkës
- ); shemb (rrëzon) male është shumë i fuqishëm dhe bën punë të madhe.