MALL
Im.
- Dashuri e dhembje shpirtërore; trishtim për dikë a për diçka që është larg, dëshirë e fortë për ta parë sërish; nostalgji: malli për prindërit (për nipat); kam mall për atdhe (për vendlindjen); më mori (më zuri) malli; nuk më merr (s'më ha) malli (për dikë a për diçka) nuk dua të di fare për të; nxjerr mallin çmallem; sa për mall sa për të nxjerrë mallin.
Shprehje
- Do t'i kesh mallin (dikujt a diçkaje) do ta kërkosh e nuk do ta gjesh; e kishte për mall e donte shumë; më nxjerr (me heq) mallin (e dikujt a diçkaje) ngjan shumë me të; e preu malli iron. në të vërtetë nuk e mori malli; rrallë e për mall shumë rrallë.
IIm. sh.
- ek. Prodhim që shitet për të plotësuar një nevojë: mallra ushqimore (industriale); depo mallrash.
- bised. Pasuri zakonisht e patundshme: si në mallin e babait; mall belik mall pa zot.
- fig. mospërf. Njeri ose send pa vlerë a pa rëndësi: mall i keq njeri i keq; e njoh mirë ç'mall është; s'e bëj mall (dikë a diçka) s'i jap rëndësi.