Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MALOR

    mb.
    1. Që është mal; që ka male; që ndodhet në mal e që kalon nëpër male; i malit ose i maleve. Krahinë (tokë, zonë) malore. Vend malor. Kooperativë malore. Rrugë malore rrugë në mal, e përpjetë e me shumë kthesa. Rreth (qytet, fshat) malor. Luginë malore. Klimë malore. Burime malore.
    2. Që rron, rritet ose bëhet në male (për bimët ose kafshët). Bimë malore. Drurët malorë. Thëllëzë malore.
    3. usht. Që është i përshtatshëm për krahinat malore, që vepron në male, i malit. Artileri malore.