Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MARSH

    Im. sh. muz.
    1. Pjesë me ritëm të theksuar, që luhet nga një bandë, zakonisht për të shoqëruar ecjen me hap të rregullt: marsh ushtarak.
    IIm. sh. tek.
    1. Shkallë shpejtësie e makinave, që ndërrohet me anë të një mekanizmi të posaçëm; mekanizmi i ndërrimit të shpejtësisë: marshi i parë (i dytë); ndërroi marshin.
    IIIpasth.
    1. usht. Përdoret si komandë zbatuese për fillimin e ecjes.
    2. bised. Shpreh një urdhër të prerë e të rreptë për të ecur a për t'u nisur menjëherë: hajt, nisu, marsh!