MASË
If. sh.
- Veprim a mënyrë për t'ia arritur një qëllimi; / ndëshkim a dënim që i jepet dikujt: masë e drejtë (e rreptë, parandaluese).
IIm. sh.
- Njësi matjeje për madhësinë (gjatësinë, peshën etj.); mjeti që përdoret për të bërë këtë matje; sasia e lëndës që nxë një enë, e cila përdoret si njësi e tillë: masë gjatësie; masë mielli (vaji); masë njëlitërshe.
- Vlera e një madhësie, e shprehur në njësi matëse; përmasat e diçkaje për një veshje a për një pajisje: masat e këmbës (e këpucës); i mori masën e trupit.
- spec. Madhësia e diçkaje; pjesë e veçueshme e diçkaje, ndarje: masë muzikore ndarja e një kënge etj. në disa pjesë të barabarta; masë e vargut (let.) numri me radhë i rrokjeve të theksuara e të patheksuara në varg.
- Sasi e madhe ose grumbull i madh sendesh a qeniesh, që përbën një tërësi të vetme: masë e madhe dheu (uji, gurësh); / kryes. sh. shumica e popullsisë në një vend; vegjëli: i lidhur me masat (e popullit).
- Kufi, cak; shkallë: ha (harxhoj) me masë ha (harxhoj) me kursim, as shumë e as pak; tej (jashtë) mase; e kaloi (e kapërceu) masën e kaloi kufirin, e teproi; u gëzova pa masë u gëzova shumë; nuk ka masë (dikush) nuk përmbahet, e kalon masën.
Shprehje
- Bën masë elektr. bën qark të shkurtër, bën kontakt.