MASHKULLOR
mb.
- Që i përket mashkullit a seksit të meshkujve, i mashkullit a i meshkujve; që përbëhet nga meshkuj; kund. femëror. Popullsia mashkullore. Seksi mashkullor. Organet mashkullore. anat.
- Që është vetëm për meshkuj; kund. femëror.
- Që është veçori e seksit mashkullor, që ka tiparet e cilësitë e një mashkulli, i tillë si prej mashkulli. Zë mashkullor. Fytyrë mashkullore. Grua tepër mashkullore.
- bot. Që ka vetëm thekë (për lulet). Lule mashkullore.
- biol. Që nuk pjell ose nuk lind, shterpë (për femrat e frymorëve); që nuk lidh kokrra (për bimët ose pemët). Dhi (lopë, dele) mashkullore. Grua mashkullore.
- Që nuk prodhon (për tokën). Tokë mashkullore.
- gjuh. Që i përket gjinisë mashkullore. Emër mashkullor.
- let. Që e ka theksin në rrokjen e fundit. Varg mashkullor. Rimë mashkullore.
Shprehje
- Vajzë mashkullore krahin. vajzë që është rritur midis shumë vëllezërve dhe që sillet si djalë. Gjinia mashkullore gjuh. kategori leksiko-gramatikore e emrave dhe e disa përemrave, të cilët shënojnë një frymor mashkullor ose një send që nga ana gramatikore merret si mashkull; kategori gramatikore e mbiemrave dhe e disa fjalëve të tjera që lidhen me emra a me përemra të tillë dhe që përkojnë me ta.