MASHTRIM
m. sh.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MASHTROJ, MASHTROHEM. Mashtrim në peshë (në matje).
- Dredhi, zotime a premtime të rreme, lajka e mënyra të tjera që përdor dikush për t'ia hedhur një tjetri ose për të nxjerrë ndonjë përfitim vetjak; gënjeshtër. Mashtrim i madh. Politika e mashtrimeve. Përdor mashtrime.