Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MASHTRUES

    Im. sh.
    1. Ai që mashtron të tjerët; gënjeshtar. Mashtrues i regjur.
    IImb.
    1. Që mashtron të tjerët ose që e ka zakon të mashtrojë; që bëhet për të mashtruar dikë; që është karakteristik për mashtruesit, prej mashtruesi. Veprimtari (sjellje, fjalë, politikë) mashtruese. Plan mashtrues. Veprim (qëndrim) mashtrues.