MAT
Ikal.
- Përcaktoj me anë të një mase madhësinë në hapësirë, shtrirjen në kohë, peshën, forcën etj.: mat sipërfaqen (gjerësinë); mat kohën; mat tensionin; mat me sy; / i marr masën e trupit dikujt.
- fig. E vlerësoj ose e gjykoj dikë a diçka sipas një kriteri; e mendoj mirë para se të them ose të bëj diçka, peshoj: i mat fjalët; mat tri (shtatë, dhjetë) herë e pre një herë (fj. u.).
IIm.
- Buzë lumi a breg deti; ranishtë.
IIIm. shah.
- Gjendja a çasti kur mbreti nuk mund të lëvizë më për t'u mbrojtur: shah mat.
Shprehje
- E zuri (e bëri) mat (dikë) e zuri ngushtë, e mbërtheu me shpatulla pas muri.