Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MATËS

    Im. sh.
    1. Ai që mat vëllimin e një pune, madhësinë ose përmasat e diçkaje; ai që mat arat a një sipërfaqe toke. Matës tokash (rrugësh).
    2. Enë që dihet sa nxë dhe që përdoret për të matur sasinë ose vëllimin e diçkaje (kryesisht të lëngjeve); masë. Matës vaji (vajguri). Matës rakie (vere). Matës qumështi. Matës mielli (misri).
    3. Çdo vegël a mjet që përdoret për të matur diçka; njehsor. Matës i përpiktë. Matës elektrik. Matës i ujit (i karburantit, i energjisë elektrike). Matësi i nxehtësisë termometri. Matësi i gazit gazmatës. Matësi i presionit barometri. Matësi i reshjeve.
    4. Tregues i diçkaje, diçka që shërben si masë vlerësimi. Matës i qartë. Matës cilësor.
    IImb.
    1. Që mat, që përdoret për të matur diçka. Vegël matëse. Mjet (aparat) matës. Njësi matëse. Enë matëse.