MATERIAL m.sh.
1. Çdo send që përdoret si lëndë e parë për të prodhuar a për të ndërtuar diçka ose si mjet për qëllime të caktuara; stof, pëlhurë. Material i butë (i ashpër, i fortë, i qëndrueshëm, i mirë). Materiale elektrike. Material drusor (sintetik). Material ndihmës. Material ndërtimi. Grumbullim i materialeve. Rezistenca e materialeve. Hyrje (dalje) e materialit.
2. Të dhëna, fakte, burime, dokumente etj. që shërbejnë si mbështetje për të hartuar një vepër shkencore, letrare etj. ose që merren si dëshmi për të vërtetuar diçka; letërsi që shërben për studime ose për qëllime të ndryshme. Materiali faktik (teorik). Material gjuhësor. Material jetësor. Material propagandistik.