Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MATRAPAZ bised.,

    m. sh. keq.
    1. Tregtar i vogël pa dyqan që blen mallra të ndryshme dhe i shet me çmim më të lartë për të nxjerrë fitime duke mashtruar të tjerët. Matrapaz lëkurësh. Ra në duart (në thonjtë) e matrapazëve. E bleu nga një matrapaz.
    2. fig. Njeri pa parime që bën gjithfarë pazarllëqesh e allishverishesh për t'ia arritur një qëllimi të caktuar. Matrapaz politik. Punë (sjellje) prej matrapazi.