Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MBAJTËS

    Im. sh.
    1. Ai që ka diçka, zotërues. Mbajtësi i armës. Mbajtësi i një urdhri (i një dekorate). Mbajtësi i parave.
    2. Ai që rrit e ushqen dikë me të ardhurat e veta. Mbajtësi i familjes.
    3. Ai që ka për detyrë të mbajë a të ruajë diçka. Mbajtësi i regjistrit (i evidencave, i llogarisë). Mbajtësi i rregullit (i qetësisë). Mbajtësi i çelësave. Mbajtësi i flamurit.
    4. muz. Ai që ia mban këngës, zëri i dytë në këngët popullore me shumë zëra. Marrësi dhe mbajtësi.
    5. Shkop, dërrasë, hu etj., që shërben për të mbajtur diçka që të mos bjerë. Mbajtës i drunjtë (i metaltë). Mbajtësit e murit (e degëve të mollës). Mbartës. Mbajtës i parazitëve. Mbajtës i një ideologjie të huaj.
    IImb.
    1. Që shërben për të mbajtur a për të përforcuar diçka; përforcues. Mur mbajtës. Digë mbajtëse. Dru mbajtës.