Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MBARËSHTIM

    m.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MBARËSHTOJ, MBARËSHTOHET. Mbarështimi i shtëpisë. Mbarështimi i shpendëve. Mbarështimi i pyjeve. Masat për mbarështimin e lopëve.
    2. Tërësia e mënyrave që përdoren dhe e masave që merren për të mbarështuar një pasuri a diçka tjetër me vlerë (ekonominë, shtëpinë, bagëtinë etj.). Mbarështim i mirë (i drejtë).