Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MBART

    kal.
    1. Shpie diçka nga një vend në një tjetër duke e mbajtur vetë ose duke e ngarkuar mbi një mjet. Mbart gurë (misër, ujë). Mbart thasë me çimento. Mbart në krah (në shpinë). Mbart me gomar (me karrocë). Mbart plaçkat ndërroj shtëpi, mbartem.
    2. fin. E marr një të dhënë në shifra nga një dokument dhe e hedh në një tjetër sipas disa rregullave financiare. Mbart një shumë lekësh.
    3. fig. Kam në vetvete, mbaj. Mbartte pikëpamje të huaja.

      Shprehje

      • Mbart (mban) verë e pi ujë shih te VER/Ë,~A II.