MBATHJE
f. sh.
- vet. nj. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MBATH, MBATHEM. Mbathja e këpucëve. Mbathja e kalit.
- bujq. Mbulimi i rrëzës së bimës me dhe a me pleh kur i prashitim; mbledhja e dheut rreth e rrotull rrënjës së një druri, mbushja me dhe e pjesës rreth rrënjëve të tij. Mbathja e parë (e dytë, e tretë). Mbathje e lehtë. Bëhen tri mbathje. U bënë ullinjve vetullore me mbathje.
- kryes. sh. Këpucë, çorape e çdo gjë tjetër që mbathet në këmbë. Veshje e mbathje. Ishte pa mbathje në këmbë.
- vet. sh. Brekët, të mbathurat. Mbathje të shkurtra (të gjata). Mbathje për të rritur (për fëmijët). Një palë mbathje.
- gjeol. Shtresë dheu, llumi etj. që mbush ose mbulon një vend gjatë prurjeve të ujërave etj. Mbathje argjilore.