MBËSHTES
kal.
- Vë diçka përbri një sendi, në mënyrë që të mos bjerë a të mos lëvizë; i vë një mbajtëse: e mbështet pas murit.
- fig. Përkrah dikë ose i mbaj anën dikujt; i vij në ndihmë me diçka; vërtetoj ose përforcoj një mendim a një përfundim: e mbështeti (me argumente, me fakte të reja) mendimin e tij; mbështetim të drejtat e qytetarëve; mbështetim vendimin e qeverisë.