Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MBIKËQYRËS

    Im. sh.
    1. Ai që vëzhgon veprimet e sjelljet e dikujt; kujdestar. Mbikëqyrësi i nxënësve. Mbikëqyrësi i punëtorëve.
    2. Ai që ndjek me vëmendje e kujdes një punë, një veprimtari etj., ai që është ngarkuar të mbikëqyrë diçka; kontrollor. Mbikëqyrësi i prodhimit (i cilësisë).
    3. vjet. Inspektor i arsimit. Mbikëqyrësi i qarkut.
    IImb.
    1. Që vëzhgon veprimet e sjelljen e dikujt, që mbikëqyr. Mjeku mbikëqyrës.
    2. Që ndjek me vëmendje e kujdes një punë, një veprimtari etj, që është ngarkuar të mbikëqyrë diçka. Grupi mbikëqyrës.