Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MBIVLERËSOJ

    kal.
    1. E vlerësoj dikë a diçka më shumë se sa është në të vërtetë, e quaj më të rëndësishëm, më të fortë etj. nga ç'është; mbiçmoj; kund. nënvlerësoj. E mbivlerësoi rrezikun. Mbivlerësoi rolin (rëndësinë) e diçkaje. Nuk e mbivlerëson veten. E mbivlerëson punën e tij. As i mbivlerësojmë, as i nënvlerësojmë forcat e kundërshtarit.