Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MBLLAÇITEM

    vetv.
    1. Përtypem për një kohë zakonisht me zhurmë e duke mbajtur diçka nëpër dhëmbë; përçapem. Mbllaçitej si i babëzitur. Mos u mbllaçit ashtu!
    2. vet. veta III bised. Ripërtypet (për disa kafshë si gjedhi, dhia etj.). Mbllaçitet kau.
    3. fig. Them diçka nëpër dhëmbë, jo qartë, i shqiptoj fjalët gjysma-gjysma; ngurroj të flas e i ha fjalët, përtypem. Mbllaçitej e s`thoshte gjë. Pse po mbllaçitesh?