MBRETËRI
f. sh.
- Shtet që ka në krye një mbret. Mbretëri e madhe. Tokat (kufijtë) e mbretërisë.
- fig. Tërësi a grup i madh qeniesh të gjalla (kafshësh a bimësh), që kanë veçori të përbashkëta zhvillimi e jetese; botë. Mbretëria shtazore (bimore).
- fig. Fushë e gjerë e jetës a e veprimtarisë së njeriut; sferë veprimi e dukurive të ndryshme, fushë ku sundon diçka, botë. Mbretëria e diturisë. Mbretëria e errësirës. Mbretëria e arsyes. Mbretëria e varfërisë (e urisë).
Shprehje
- Mbretëria e qiellit fet. parajsa.