Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MBRETËROR

    mb.
    1. Që i përket mbretit, i mbretit; që ka lidhje me mbretin ose me pushtetin e tij; që vepron në emër të mbretit. Familja mbretërore tërësia e pjesëtarëve të familjes së mbretit. Pallati mbretëror. Roja (garda, ushtria) mbretërore. Stema (kurora) mbretërore. Froni mbretëror. Oborri mbretëror. Qeveria mbretërore. Dekret (urdhër) mbretëror.
    2. Përdoret si pjesë e dytë në disa emërtime institucionesh qendrore etj. në vendet me regjim monarkik. Universiteti mbretëror. Akademia (biblioteka) mbretërore. Parku mbretëror.
    3. fig. I shkëlqyeshëm, madhështor; i shtrenjtë, i pasur, shumë i kushtueshëm. Veshje mbretërore. Darkë (pritje) mbretërore. Dhuratë mbretërore.

      Shprehje

      • Ujë mbretëror shih tek UJ/Ë,~I.