Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MBRETEM

    vetv.
    1. Vritem keq në një gjymtyrë a në një pjesë të trupit duke u goditur pas një gjëje të fortë, por pa nxjerrë gjak, shembem, gandohem. U mbret keq në dorë.
    2. vet. veta III. Nxihet a zë qelb (një pjesë e trupit kur vritet pas diçkaje të fortë, kur shpohet etj.), malcohet. M`u mbret gishti (plaga).
    3. vet. veta III. Vritet e kalbet; bëhet e butë, qullet (për pemët etj.). U mbretën mollët.